AKTUALITET, 24 October 2026, 21:52

Studentët dhe të rinjtë nuk ndalen, njoftojnë protestën e radhës nesër para Ministrisë së Arsimit

Studentët dhe të rinjtë nuk ndalen, njoftojnë protestën

Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e nesërme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas protestës së sotme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen, duke paralajmëruar vijimin e tubimeve.

Protesta e radhës pritet të zhvillohet në të njëjtin vend, ku studentët dhe të rinjtë do të mblidhen për të shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre.

Ndërkohë, protesta e sotme u shoqërua me përshkallëzim të situatës në disa zona të kryeqytetit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve.