AKTUALITET, 24 October 2026, 19:48

‘Thyjani xhamat’- Balla publikon bisedat e protestuesve: Gjithçka sipas urdhrave që u jepen me mesazhe

‘Thyjani xhamat’- Balla publikon bisedat e protestuesve:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar disa mesazhe nga një grup në WhatsApp, ku pretendohet se protestuesve u jepen udhëzime se si të veprojnë gjatë protestës.

“Gjithçka sipas urdhrave që u jepen me mesazhe”, shkruan Balla në Facebook.

Në disa prej mesazheve të publikuara shfaqen udhëzime si: “Thyjani xhamat” dhe “Bashkohuni, mos ecni me terezi, rrini afër njëri-tjetrit”.