TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalet dhe poliklinikat e Tiranës pas protestës së sotme. Të dhënat paraprake janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bazuar në informacionet e marra nga strukturat spitalore dhe poliklinikat.
Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 9 persona të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias.
Njëri prej protestuesve, i cili ka pësuar dëmtime në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Sipas ministrisë, të gjithë personat e paraqitur në këtë spital janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga 9 personat e lënduar, 5 kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur për ndihmë mjekësore një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali.
Gjithashtu, në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë kanë marrë trajtim mjekësor edhe dy efektivë policie, të cilët kanë pësuar dëmtime në sy. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme, edhe ata janë larguar nga ambientet e poliklinikës.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat, informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar:
-7 protestues, njëri prej të cilëve i lënduar në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve. Jashtë rrezikut për jetën.
-2 përfaqësues të medias.
Aktualisht, 5 të lënduar kanë lënë spitalin, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa 4 protestues po vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin.
Në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ janë paraqitur:
-Një protestues.
-Një efektiv policie.
Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin.
Në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2, Tiranë, janë paraqitur:
-2 efektivë policie, të lënduar në sy, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm.
Të lënduarit kanë lënë ambientet e poliklinikës pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.