AKTUALITET, 24 October 2026, 20:30

Policia shtrihet në disa zona të kryeqytetit, nis shoqërimi i protestuesve pas incidenteve

Policia shtrihet në disa zona të kryeqytetit, nis shoqërimi i

Policia ka ndërmarrë lëvizje në disa zona të kryeqytetit, ku ka nisur shoqërimin e personave pas përplasjeve dhe incidenteve të regjistruara gjatë protestës së sotme.

Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë janë shoqëruar me hedhjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike nga turma. Ndërkohë, forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe ujë me presion në përpjekje për të ndërhyrë dhe për të vënë situatën nën kontroll.