AKTUALITET, 24 October 2026, 19:30

Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen nga vendngjarja

Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i

Një kioskë pranë qendrës së Tiranës është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin.

Pas incidentit, protestuesit janë larguar nga vendngjarja, ndërsa kioska, e cila ndodhet pranë një stacioni autobusi, vijon të digjet.

Gjatë protestës janë raportuar gjithashtu djegie të koshave të mbeturinave dhe hedhje fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve të Policisë. Nga ana tjetër, Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.