AKTUALITET, 22 Dhjetor 2018, 23:20

Studentët amerikanë u bashkohen kolegëve shqiptarë, ja mesazhet për kryeministrin Rama

Studentët vijojnë protestën e tyre prej 18 ditësh, ku kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre, prej të cilave: uljen e tarifave universitare, heqjen e tarifës shtesë për përsëritësit, përmirësimin e kushteve të konvikteve, vetingun e pedagogëve etj.

Studentët e New York janë solidarizuar me studentët shqiptarë dhe i kanë dërguar një mesazh nga shtete e Bashkuara të Amerikës, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar fotot e studentëve amerikanë, të cilët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet se Rama nuk ka lidhje me politikën apo që kryeministri i Shqipërisë është infektuar nga kokaina.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:

Mesazh nga studentë të New Yorkut për Kallam Deshtakun!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tyre. sb

Pershendetje nga New York ???????? D. Sali Berisha

Nje urim special nga ne me rastin e festave te fund vitit per qeverine shqiptare dhe klase politike?!?!

E kam postur ne shume media dhe asnjera nuk guxhon ta publikoj se kan frike nga qeveria ???? , kjo tregon se sa te shtypur dhe te mbyllur jane mediat shqiptare …