LIFESTYLE, 27 Nëntor 2017, 12:41

Stresi deklaratë shokuese për moderatoren e TVSH-së

Këngëtari Stresi ka bërë një postim shokues për muzikën që ai bën si kundërpërgjigje e drejtpëdrejtë   ndaj moderatores së njohur sportive Hygerta Sako, e cila ka bërë një deklaratë  për muzikën e reperit.

E ftuar në ‘Thumb’, Hygerta është pyetur nëse e dëgjon muzikën e Stresit. “Nuk e kam dëgjuar kurrë sepse këndon rap kam përshtypjen, dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë, të përdhunoj veshin me muzikë të tillë”, është shprehur moderatorja Hygerta Sako për Stresin. Nuk ka vonuar shumë dhe Stresi ka reaguar në Instagramin e tij. Ai nuk ka përmendur emra konkret, por cilësimi ‘të dashura moderatore’ të lë të kuptosh se kjo është kundërpërgjigje ndaj Sakos. Statusi i plotë:
https://www.instagram.com/p/Bb_nVnnBsp4/?taken-by=stresi