TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar pasditen e sotme në studion e pasdites në Tv Klan, Gjergj Leka, foli më shumë për karrierën dhe planet e tij të afërta muzikore, teksa tha se shumë shpejt, pikërisht në datën 4 dhjetor do të nis transmetimin e një projekti që e ka shumë përzemër dhe që do sjell në ekran nostalgjinë e një target grupi nga 40 deri 80 vjeç.
Ai foli edhe për jetën personale, ku zbuloi se ai dhe partnerja Erisela Marku, e cila është regjisore janë martuar disa kohë më parë.
I pyetur nga Rudina se a kishin menduar të bëjnë fëmijë ai është përgjigjur i trishtuar:
‘‘Fëmija dua të rritet me babë, s’dua të thonë e solli gjyshi në shkollë. Nuk mendoj që në këtë moshë duhet ta bëj një gjë të tillë. Nuk e ndjej, jam vonë.”
I pyetur se çfarë mendon bashkëshortja e tij 22 vite më e re për këtë çështje, Gjergj Leka u përgjigj: “Erisela s’ka si të jetë dakord, por meqë më do shumë thotë ke të drejtë"! Kujtojmë se Gjergj Leka nga martesa e tij e parë, ka një vajzë të rritur të quajtur Dorina.