LIFESTYLE, 25 Nëntor 2017, 22:23

Artiola Toska: Vjehrrën time nuk ishte e nevojshme ta zbusja

Artiola Toska: Vjehrrën time nuk ishte e nevojshme ta zbusja

E njohur për disa nga këngët, por më shumë për pjesmarrjen e saj nëpër dasma brenda dhe jasht vendit, Artiola Toska duket sikur çdo ditë e më tepër po rinohet. Është po e njëjta me po të njëjtin look si para 10-15 vitesh.

E ftuar sonte në emisionin "Xing me Ermalin", ajo na rrëfen për jetesën e saj dhe për punën gjithashtu. "Jetoj mes Italisë dhe Tiranës. Jetoj me familjen, me bashkëshortin".

Ermali nuk e le pa e ngacmuar për marrëdhënien e saj me vjehrrën, Duke i'u referuar këngës "Mirë me vjehrrin, mirë me burrin", ajo tha se: "Vjehrrën time skishte nevoj ta zbusje sepse është vetë e butë, e mirë e dashur...", -thotë Artiola.

Gjithashtu ajo na tregoi dhe për pagesën që merr nëpër dasma, pasi Ermali e konsideroi si këngëtaren më të paguar të dasmave dhe koncerteve.

"Ndonjëherë më shumë të del nami se sa është e vërtetë. Në dasmat shqiptare funksionon me bakshishe, aq sa hidhen në dasëm aq merr. Nuk futem tek ato më të paguarat, por paguhem", -rrëfeu këngëtarja. TPZ.al