LIFESTYLE, 27 Nëntor 2017, 11:33

Anxhela Peristeri: Që të bësh karrierë, duhet të kalosh nëpër shumë krevate

Anxhela Peristeri: Që të bësh karrierë, duhet të kalosh

Të jesh shqiptarë dhe të depërtosh në tregun ndërkombëtar muzikor, të gjithë e dimë që nuk është aspak e thjeshtë, e sidomos nëse je artist që do të konkurrosh dhe të jesh në garë me artistë grekë në Greqi.

Të paktën këtë mund ta konfirmojnë shumë artistë e sidomos këngëtarë që kanë jetuar e ushtruar profesionin e tyre për disa vite në Greqi, të cilët janë përballur me sfida të pafundme për të treguar se sa dinjitozë e të vërtetë janë në atë që bëjnë, por jo gjithmonë i’a kanë dalur mbanë.

Anxhela Peristeri është një prej këngëtareve që jetoi shtatë vite në Greqi dhe provoi të depërtonte në diskografinë greke.

Në shumë prej intervistave të saj për mediat shqiptare, Anxhela ka pranuar se të konkurrosh me emrat më në zë të tregut muzikor në Greqi nuk ka qenë e thjeshtë, por falë talentit dhe zërit të saj, ajo ia ka dalë të jetë e suksesshme edhe në vendin fqinj.

Arsyeja që zgjodhi të kthehej në vendin e lindjes ishte pikërisht se nuk i’a doli ashtu siç donte. Arsyen e këtij vendimi, Anxhela e ka përsëritur edhe së fundi në një intervistë për “Prive”, ku, ndër të tjera, foli edhe për projektin e saj të fundit në “Këngën Magjike”.

Në Greqi, Anxhela nuk u nda edhe aq e kënaqur nga arritjet profesionale, sepse, siç rrëfen ajo, të jesh shqiptare në Greqi jo vetëm që nuk të favorizon, por përkundrazi, të penalizon: “Nuk arrita aq sa unë e kisha menduar, sepse ka edhe gjëra të tjera që nuk më ndihmuan. Domethënë të qenurit shqiptare më penalizoi, sepse nuk bëja dot karrierë. Në këtë pikë duhej gjithmonë të fshihesha që isha shqiptare, gjë që nuk e bëja dot…” – rrëfen Anxhela për “Prive”, pa mohuar se të gjitha sukseset që pati i fitoi falë talentit dhe zërit të saj: “Thjesht falë talentit dhe zërit tim arrita të këndoj nëpër skenat më të mëdha dhe me këngëtarët më të mëdhenj.”

Por nuk e mohon se të jesh pjesë e diskografisë greke, duhet të plotësosh disa kushte: “Por që të bësh aty një diskografi dhe diçka tjetër, e para duhet të jesh shumë e pasur dhe e dyta duhet të kalosh nëpër shumë krevate, kështu që unë nuk e pata dot këtë mundësi. Ndoshta nëpërmjet karrierës sime në Shqipëri, ndoshta në të ardhmen bëhem e famshme dhe ashtu siç dua unë, jo ashtu siç duan ata …” – ka përfunduar këngëtarja.

Për momentin, Anxhela po shijon sukseset njëri pas tjetrit në Shqipëri. Së fundmi, ajo ka prezantuar këngën e saj të re në “Këngën Magjike”, me titull “E çmendur”, për të cilën pretendon edhe çmim. Gjithashtu Anxhela është pjesë e “C’est la vie”, spektakli më i ri që ka nisur pak javë më parë në Tv Klan, si dhe është pjesë aktive e jetës së natës në kryeqytet. /BotaSot

[gallery ids="26324,26325,26326,26328,26329"]