LIFESTYLE, 27 Nëntor 2017, 10:52

Ja disa gjëra që ju nuk duhet ti ndani kurrë me asnjënjeri!

Që nga fëmijëria, prindërit tanë na kanë mësuar se ndarja e gjërave me të tjerët është e mirë, qoftë dhe karamelen e vetme që ke për të ngrënë. Megjithatë, ekzistojnë disa gjëra personale që nuk duhet ti ndash me njeri për hire të shëndetit tuaj.

Kapelja

Kapelja ose çdo gjë që mbulon apo prek kokën si, krehërat apo jastëkët janë disa nga gjërat që ju nuk duhet ti ndani me miqtë. Kjo sepse ata mbajnë erën e kokës së personit që përdoret dhe se janë gjërat që mund të përhapin infeksione, kruajtje dhe baktere.

 

Kremin e fytyrës

Maska, serume ose kremrat e fytyrës, janë sende personale që nëse ndahen me dikë, sjellin përhapjen e baktereve dhe të infeksioneve. Mos i ndani produktet e bukurisë me askënd në mënyrë që të shmangni vizitat tek mjeku. Një nga mënyrat për të mbrojtur lëkurën tuaj është blerja e produkteve në shishe me pompë hermetike që parandalojnë rritjen e baktereve.

 

Të brendshmet ose çorapet

Gjithmonë duhet të mbani mend se disa zona të trupit të njeriut janë krejtësisht të ndryshëm. Ndarja e të brendshmeve mund të çojë në infeksione të traktit urinar, krijimin e mikrobeve gjenitale, skuqje, kruajtje, etj. Për sa i përket ndarjes së çorapëve, kjo mund të çojë në kërpudha këmbë, infeksione tek thembrat, kruajtje dhe koshere.

 

Pasta dhe furçja e dhëmbëve

Sipas Shoqatës Dentare Amerikane, ndarja e një furçe dhëmbësh mund të rezultojë në rritje të infeksioneve. Një furçe dhëmbësh mesatare (që keni përdorur për 3 muaj) mund të mbajë shumë baktere. Dentistët këshillojnë që në rast emergjence të përdorni një peshqir të pastër për të larë dhëmbët dhe të mos huazoni kurrë furçën e dhëmbëve të dikujt tjetër.

 

Brisqe rroje

Brisqet e  rrojës janë ndër produktet e shumta që duhet të mbahen vetëm për higjienën tuaj personale. Sipas Dr. Feinberg, ju kurrë nuk duhet të ndani briskun e rrojës me askënd sepse hepatiti, HIV dhe  infeksione të tjera mund të përhapen duke shkaktuar kështu shumë probleme në lëkurën tuaj.

 

Kufjet

Kufjet me të cilat ju dëgjoni muzikë ose i përdorni për të folur në telefon me dikë, janë një ndër gjërat e tjera që ju duhet ti keni kujdes. Rritja e baktereve mbi ta është një fakt i vërtetuar që nuk duhet injoruar dhe asgjë e mirë nuk vjen nga ndarja e tyre me miqtë tuaj. Nëse dëshironi t'i ndani ose t'ia jepni dikujt, siguroheni që ata janë të pastra.  Nëse jo, përdorni një llak dezinfektues dhe përmes një pambuku, pastroni sipërfaqen e tyre, sepse në rast të kundërt, shëndeti juaj mund të jetë në rrezik.

 

Shapkat e plazhit

Shumë njerëz shapkat e plazhit i ndajnë ato me të afërmit dhe e shohin si diçka e natyrshme. Mirëpo ato mund të përmbajnë mikrobe dhe mund të përmbajnë disa mijëra lloje baktere. Ndaj shmangni ndarjen e shapkave më të tjerë në mënyrë që të shmangni dhe infeksionet apo lythat dhe mykun tek këmbët. TPZ.al