TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më pak se 500 afganë, bashkëpunëtorë të afërt të SHBA do të strehohen përkohësisht në Shqipëri. Lidhur me ardhjen e tyre në Shqipëri, nga studio e lajmeve në MCN TV ish kreu i SHISH, Fatos Klosi e cilësoi si një detyrim vendimin e qeverisë shqiptare, ndërsa theksoi se ata nuk përbëjnë asnjë rrezik për ne.
Ndër të tjera Klosi deklaroi se kujdesi i vetëm që qeveria jonë duhet të tregojë është te numri i këtyre personave që do pranojë, të mos marrë më shumë se kapacitetet, ndërsa përsa i përket qëndrimit të tyre ai mendon se ata do jenë vetëm tranzit në Shqipëri pasi sipas tij ata do të qëndrojnë vetëm disa kohë këtu dhe më pas do jenë në kërkim të një vendi tjetër të NATO-s.
Intervista e plotë
Z. Klosi, së pari një koment tuajin mbi ketë vendim që Shqipëria të jetë vend tranzit për afganët që kanë bashkëpunuar me SHBA?
Vendimi është ai që kanë të gjithë vendet anëtarë të NATO-s. Shqipëria është anëtare e NATO-s prej shumë vitesh, i cili ka qenë ai më parë në Afganistan që ka luftuar duke u përpjekur për ta kthyer atë në një vend demokratik. Është e qartë, NATO nuk ka qenë një ushtri pushtuese, por një formacion ushtarak që u përpoq të ndihmojë vendin që të mbrojë vetë vendin. Pas tërheqjes së NATO-s afganët nuk janë dolën. Problemi është se duke qenë të gjithë të huaj kanë nevojë dhe për bashkëpunëtorë vendas sidomos për përkthyes. Kështu që në këto kondita ata njerëz kanë mbetur pa mbrojtje. Mua më vjen mirë që konstatova që qeveria amerikane, kanadeze kanë pranuar afganët mes tyre dhe Shqipëria. Kështu që e quaj detyrim jo altruizëm që pjesën që ajo mund ta përballoj që i takon ta marrë përsipër. Jam dakord, është detyrim që duhet ta përmbushim.
.Keni dijeni ku do jenë vendosur? Cilat sipas jush duhet të jenë elementët që duhet të ishte e kujdesshme Shqipëria në negocim me amerikanët?
Kujdes duhet treguar vetëm te numri që të jetë i përballueshëm, pjesa tjetër ata janë bashkëpunëtorë të NATO-s. Se si do organizohen është një problem i ndodhur papritur. U mendua si tre muaj por kjo ka zgjatur vetëm një javë. Të gjitha vendet e mëdha që kanë qenë në Afganistan janë të papërgatitur dhe as Shqipëria nuk përbën përjashtim. Do të gjendet një vend dhe për ta. Vendimet e qeverisë më duket sikur duan të diskutohen, por ajo që duhet të bëjmë është të lëmë qeverinë të punojë, nuk besoj se qeveria do bëj një gjë të papëlqyeshme.
A e ekspozon ky vendim përballë ndonjë rreziku Shqipërinë?
Rreziqet i sajon media. Nuk ka asnjë rrezik. Do vinë një mijë vet, problem do jetë deri te strehimi, ata do rrinë ca kohë dhe do ikin dhe nuk besoj se do ketë ndonjë rrezik.
A duhet të ekzistojë frika për të infiltruar?
Ardhja e tyre është e të njëjtës natyrë me ardhjen e muhaxhedinëve. Edhe ata ishin aleat të amerikanëve të vendosur në Irak. Atje situata ndryshoj dhe ata u detyruan ti largojnë dhe sot ata kanë ngritur një kamp këtu ku jetojnë. Dhe besoj se dhe për këta do jetë e njëjta situatë. Afganasit që do vinë nuk do bëjnë atë që bënë iranianët sepse nuk janë të organizuar. Ata të pëlqen si i kanë rregulluar punët. Dhe besoj se afganët nuk do kenë qejf të jetojnë në Shqipëri. Mendoj se këta do jenë përkohësisht. Por fenomeni që i ka sjell këtu janë pak a shumë të ngjashme. Shqipëria është e sigurtë.