AKTUALITET, 16 Gusht 2021, 15:21

Të shtëna me armë në një bar sportiv në SHBA, të paktën tre të vdekur dhe dy të plagosur

Të shtëna me armë në një bar sportiv në SHBA,

Të shtëna me armë janë regjistruar në SHBA, ku si pasojë 3 persona kanë ndërruar jetë dhe 2 të tjera kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bari sporti në Teksas.

Policia njofton se sherri ka ndodhur brenda lokalit dhe më pas ka përshkallëzuar në ambientet e jashtme ku degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

“Autori i dyshuar filloi të gjuaj në ajër, ndërsa më pas hyri në lokal.

Ai u takua me shumë njerëz në parking, e në fund, qëlloi pesë persona. Tre kanë vdekur dhe dy kanë mbetur të plagosur, ndërsa i dyshuari është ende në arrati”, u shpreh njëri prej efektivëve.