AKTUALITET, 16 Gusht 2021, 16:16

Pamje rrënqethëse/ Të rinj afganë bien nga avionët amerikanë që i lanë në mëshirën e fatit përballë talebanëve

Pamje rrënqethëse/ Të rinj afganë bien nga avionët

Pamje rrënqethëse vijnë nga aeroporti i Kabulit, kryeqytetit të Afganistanit. Të rinj afganë i qepen pas avionit ushtatak amerikan teksa ai ngjitet për tu larguar nga vendi.

Tmerri që i pret nga talebanët, ekstremistët islamë të cilët morën pushtetin në mënyrë të shpejtë dhe brutale pas vendimit të tërheqjes nga pala amerikane, i bën të rinjtë afganë të shkojnë drejt vdekjes në përpjekje për t’iu shpëtuar hakmarrjes talebane.

Presidenti i Afganistanit braktis vendin, gjithçka në dorë të talebanëve

Raportohet se këta të rinj, mes të cilëve edhe dy qe bien nga rrotat e avionit drejt vdekjes, i është premtuar evakuim nga forcat amerikane, por janë lënë aty në moment të fundit. Ata janë njerëz që kanë bashkepunuar me amerikanët për të mbajtur në këmbë regjimin jo-taleban për vite me rradhë.

Ata tashmë janë pre e regjimit të ri. Dëshpërimi justifikon edhe veprimet që do shihni më poshtë.

[video width="1948" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2021/08/vid.mp4"][/video]