AKTUALITET, 16 Gusht 2021, 16:20

Është bllokuar në Kabul! Ana është e vetmja shqiptare që dëshmoi rrëzimin e Afganistanit nga talebanët, nis operacioni për transportimin e saj drejt vendlindjes

Është bllokuar në Kabul! Ana është e vetmja shqiptare

na është e vetmja vajzë nga Shqipëria që ka mbetur në Afganistan dhe që u bë dëshmitare se si ai vend ra sërish në errësirën e regjimit të talebanëve.

Top-Channel shkruan se ndryshe nga çfarë u deklarua nga autoritetet shqiptare, se në vendin e pushtuar nga talebanët nuk ka asnjë shtetas shqiptar, Ana ka mbetur e bllokuar. Ajo është nga Tirana dhe punon në një organizatë ndërkombëtare.

Vajza nga Shqipëria ka mbetur e bllokuar në Kabul në pamundësi për të lëvizur dhe për të ka nisur një operacion në bashkëpunim edhe me forcat amerikane që ndodhen ende në aeroportin e Kabulit, në mënyrë që ajo të vijë drejt Shqipërisë.