TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Shqipëri do të strehohen të paktën dy mijë afganë, ata janë bashkëpunëtorë të ushtrive të NATOS dhe po largohen prej andej bashkë me familjet e tyre, raporton Top Channel.
Burimet të besueshme i thanë Top Channel se janë duke u parë hotelet në Durrës nëse kanë vende të lira. Një pjesë e madhe janë plot me pushues. Ndërsa në Tiranë është duke u kontrolluar kapaciteti i konvikteve të universiteteve dhe shkollave të mesme. Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet.
Ndërkohë që, në aeroportin e Kabulit avionët janë duke u mbushur me afganë që po largohen me shpejtësi pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.
Shqipëria dhe Kosova ju përgjigjën menjëherë thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar afganët që rrezikojnë jetën në Afganistan.
Sekretari i shtetit Blinken tha sot se rrugët dhe aeroportet duhet të qëndrojnë të hapura për ata që po ikin nga Afganistani. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka bëri një koment pas deklaratës së Blinken duke thënë se Shqipëria është e gatshme të presë disa qindra persona, jeta e të cilëve kërcënohet.
“Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhacka. Por afganët do vendosen edhe në Kosovë dhe qeveria e Kosovës dhe presidentja Osmani dhanë menjëherë miratimin pas kërkesës amerikane.