TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turqia ka filluar menjëherë ndërtimin e një muri të ri betoni në një përpjekje për të ndaluar një fluks njerëzish nga Afganistani që të kalojnë në vend, përmes Iranit.
Struktura masive prej betoni- në krahinën lindore të Vanit- shtrihet 40 kilometra e gjatë.
Ndërtimi i këtiij muri vjen pasi numri i emigrantëve afganë që përpiqen të hyjnë në vend nga Irani është rritur.
Shumë prej tyre janë refugjatë që ikin nga dhuna në Afganistan pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO kanë tërhequr trupat dhe luftëtarët talebanë kapën territorin.
Afganët kanë vite që po kalojnë nga Irani në Turqi, shumë prej tyre rrugës për në Evropë.
Por numri i paraburgimeve këtë muaj ka ngritur shqetësimet për një fluks të ri.
