AKTUALITET, 14 Tetor 2018, 19:50

Strazimiri-Xhafës: Je i vetmi Ministër i Brendshëm që e ke vëllain ende aktiv në trafikun e drogës

Strazimiri-Xhafës: Je i vetmi Ministër i Brendshëm që e ke

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Ministri i Brendshëm fatmir Xhafaj, i cili thoshte se Lulzim Basha ka qenë një nga ministrat e Brendshëm më të dobët.

Sipas Strazimirit ‘Rilindja’ e statistikave të krimit është një histori suksesi, ashtu si kultivimi i lëndëve narkotike dhe hashashit.

Sipas Strazimirit Xhafaj është i vetmi ministër i Brendshëm që e ka vëllain ende aktiv në trafikun e lëndëve narkotike dhe drogës.

Ja çfarë shkruan Strazimiri:

Rilindja e statistikave të kriminalitetit është histori "suksesi" sa ç'ishte dhe është lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës nën Saje qorrin e Fatmirin e Gonit, (të vetmin Minister të Brendshëm në Evropë që ka vëllain trafikant droge të denuar dhe ende aktiv në "zanat") !

Po zaten, ky që në "statistikë" e shënon Agronin qelibar dhe padit për shpifje ata që thonë se është në burg për trafik droge, sigurisht që "1 vrajse" do e shënojë në "statistikë", paçka se i janë vrarë 8 apo 3 njëherësh....