AKTUALITET, 14 Tetor 2018, 17:23

Armina Mevlani 6 mijë euro veshje në ditën e fejesës (Video)

Armina Mevlani dhe Shkelzen Berisha janë fejuar sot në një ceremoni private me pak të ftuar, rrethuar vetëm nga familjarë e miq të ngushtë.

Pas këtij lajmi të gëzueshëm të gjithë sytë u drejtuan nga fashionista shqiptare dhe veshja e saj për ditën speciale.

Padyshim që ajo shkëlqeu në këtë ditë të madhe për të, ku kishte zgjedhur të vishej e gjitha me “Dolce & Gabbana”. Fustani i saj më motive florale që e tregonte Arminën një zonjushë të ëmbël, mban firmën e “Dolce & Gabbana” dhe sipas burimeve pranë “Iconstyle.al” ka kushtuar plot 4000 euro.

Fustanin e gjatë me lule ajo e kishte kombinuar më një palë sandale te kuqe me rripa të hollë dhe lule nga pas, stiluar nga e njëjta shtëpi mode. Edhe sandalet ashtu si fustani kanë kushtuar 2500 dollarë, sipas “Iconstyle.al”.