AKTUALITET, 14 Tetor 2018, 16:50

Një përrallë e ëmbël vjeshte, detajet e dekorit në fejesën e Arminës dhe Shkëlzenit

Vjeshta nuk është vetëm një stinë romantike, stinë e historive të bukura të dashurisë apo stina e gjetheve të verdha. Kur vjeshta ka kaq shumë diell si këtë vit, bëhet edhe më e ëmbël përralla. Ajo e Armina Mevlanit, në fakt, nuk mund të quhet më përrallë. Sidomos pas ditës së sotme…

 

Në një kohë kur të gjithë prisnin që Armina dhe Shkëlzeni të zyrtarizonin ditën e dasmës, blogerja e njohur kishte edhe një hap tjetër para saj. Ajo gjithmonë ka thënë se i pëlqen që marrëdhënies së dashurisë t’i shijojë çdo hap; lidhjen, bashkëjetesën, fejesën, martesën e çdo fryt që vjen pas saj. Dhe është në rrugë të mbarë me të gjitha. Sot, mes njerëzve më të afërm të të dy familjeve, Armina dhe Shkëlzeni, janë zyrtyarisht të fejuar.

E gjithë përralla, siç e shihni në këto foto, është plot dritë e ngjyra. Nis që me fustanin–karamele të Arminës e vazhdon me çdo copëz të kuruar deri në detaj që flet me gjuhën e Arminës.

Class Events, edhe një herë tjetër, tregoi me mjeshtëri se çdo histori di ta personalizojë me çdo element të gjallë që rrëfen diçka nga dashuria e Arminës dhe Zenit.

Në një prej ambienteve më të njohura në Tiranë, Class harmonizoi ngjyrat e vjeshtës me simbolikën e historisë si rrallëherë. Armina, qysh në fillim kishte dashur që festa e saj të fliste me simbolet e vjeshtës. Frutat, lulet dhe çdo element tjetër, unik në zgjedhje, kishin në sfond gjelbërimin natyror dhe jo pa qëllim. Edhe e gjelbra nuk ishte zgjedhur më kot nga blogerja dhe Class Events.

Që në hyrje të ambientit privat, e gjelbra është ngjyra që bie në sy menjëherë. Wall-i i madh në të gjelbër, jo vetëm për simbolikën që mbart (e gjelbra simbolizon zhvillimin e jetës dhe shpresës), por sidomos sepse qëndron në harmoni me fustanin e Arminës – e bën edhe më të bukur festën unike.

Tryeza private ku u ulën më pak se 50 të afërm të të dy familjeve, gjithashtu ishte qëndisur me ngjyrat dhe simbolet e vjeshtës. Lulet me ngjyrat pak më të errëta, sipas stinës, harmonizohen me të tjera të hapura që çelin ambientin me ëmbëlsi.

Trendi i dekoreve të festave, ai në të cilin dominojnë kompozimet me frutat dhe lulet e vjeshtës, gjen vend edhe te Armina, ndonëse, pothuaj çdo petal këtu rrëfen një ngjarje të historisë së blogeres me Zenin.

Një përrallë që princeshën e ka reale… Pak Meghan Markle, pak Kate Middleton dhe shumë stil Armine vjeshta e sotme./Classlifestyle.com