TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratave të kreut të Lulzim Bashës se krimi është më aktiv se kurrë në të gjithë vendin, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar duke paraqitur shifra dhe duke e akuzuar Bashën si ministrin më të paaftë.
Në një postim në Twitter ai ka publikuar një shkrim të Forbes, që shkruhet se Tiranë është vendi më i sigurt në Evropë. Po ashtu ministri ka publikuar dhe shifrave vrasjeve në vitet kur ka qeverisur Basha dhe të vitit 2018.
Postimi i Xhafajt:
SHPIFJE dhe E PAVËRTETË! Lulzim Basha, ish-ministri më i pa aftë deklaroi se: “Krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë”.
Luftë pa kompromis ndaj këtyre grupeve kriminale, të skeduara tashmë. “Forca e Ligjit” vepron e do vazhdojë të shënojë rezultate, pa kompromis ndaj të gjitha grupeve kudo janë e çfarë janë. Shihni Tiranën kyeqytetin tonë! E VËRTETA flet me shifra më shumë se me fjalë!
