AKTUALITET, 14 Tetor 2018, 19:01

Nesër gjykata vendos për fatin e dosjes “Tahiri”, ja si e pret ish-ministri

Gjykata nesër do të vendos për fatin e dosjes se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike.

tahiri

Sot Tahiri me anë të disa fotove në rrjetet, tregon se si po e kalon ditën.

Nga fotografitë duket se është shumë i relaskuar, dhe nuk e ka mendjen fare tek vendimi që do të marrë gjykata për të.

Tahiri

Fati i dosjes

Vetëm një muaj më parë, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të afateve të hetimit për Jaeld Çelën, ish-drejtues i Policisë në Vlorë, i cili gjithashtu është pjesë e dosjes.

Burime brenda mbrojtjes, thonë gjithashtu, se presin një zgjatje të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm. Por gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda mund të kërkojë edhe dërgimin e çështjes në gjykim, ose pushimin e saj për mungesë provash. Burime brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thonë për “Panorama” se të hënën do të ketë një veprim konkret lidhur me këtë dosje.