AKTUALITET, 11 Prill 2020, 20:32

Strategjia suedeze po funksionon/ Regjistrohen vetëm 17 vdekje në 24 orë

Strategjia suedeze po funksionon/ Regjistrohen vetëm 17 vdekje në 24

Suedia ka parë rritjen e saj më të ulët në numrin e vdekjeve të koronavirusit, me vetëm 17 vdekje në 24 orë, pas më shumë se dy javë.

Numri i rasteve të reja gjithashtu ra përsëri në 466, pas një kulmi dy-ditor në mes të javës, raporton "Daily Mail".

Shifrat e njoftuara në ora 2 pasdite sot janë çuditërisht të ulta në krahasim me rritjen e mprehtë që Suedia kishte pësuar gjatë javës.

Sidoqoftë, tendencat në të dhënat e lëshuara nga Autoriteti i Shëndetit Publik të vendit tregojnë se vdekjet e konfirmuara bien gjatë fundjavës para se të rriten përsëri, për shkak të asaj që besohet të jetë një vonesë në raportim.

Rajonet e Stokholmit dhe Sörmland janë goditur më rëndë nga pandemia.

Megjithatë sot njerëzit u panë duke shijuar diellin jashtë kafeneve dhe bareve në kryeqytetin Suedez në prag të dielës së Pashkëve, pasi zyrtarët nuk zbatuan një mbyllje.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit në vendit tani është 10.151, me 887 vdekje të konfirmuara.