TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet kanë bërë thirrje që të respektohen rregullat e izolimit dhe distancimit social dhe mbeten të shqetësuar, veçanërisht për faktin se fundjave e pashkëve dhe ngrohja e motit, mund të nxisin qytetarët të thyejnë rregullat.
Në Mbretërinë e Bashkuar, lejohet dalja nga banesa vetëm për të blerë ushqime dhe produkte bazike dhe për të bërë aktivitet fizik një herë në ditë, duke ndjekur rregullat strikte të distancimit social. Policia ka ndërhyrë në rastet kur ka patur grumbullime, veçanërisht në parqe. Kryeministri Boris Johnson, vijon të qëndrojë në spital dhe të monitorohet nga mjekët, pasi qëndroi tre ditë në terapi intensive. Gjendja e tij shëndetësore tashmë raportohet e qëndrueshme. Mbretëria e Bashkuar, ishte fillmisht e ngadaltë në marrjen e masave të distancimit social, duke eksploruar edhe ide të tjera, si infektimi i popullësisë për të krijuar "imunitetin e tufës", ide kjo që u braktis shumë shpejt, duke parë rrezikun që kanosej nga Covid-19 dhe mundësinë e një kolapsi të mundshëm të sistemit shëndetësor. /TPZ.al/