AKTUALITET, 11 Prill 2020, 18:21

Avokati shpërthen nga karantina: Po shkruaj një roman. Edi Rama është mediokër, por ka Piperon...

Avokati shpërthen nga karantina: Po shkruaj një roman. Edi Rama

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në televizionin Abc News, lidhur me karantinën që po zbaton prej një muaji dhe çështje të ndryshme në lidhje me koronavirusin në Shqipëri.

I pyetur nga gazetarja, se me çfarë merret këto ditë që është mbyllur në shtëpi, avokati njoftoi se po shkruan një roman nga karantina.

"Me lexime me shkrime, jam duke shkruar një roman, e kam deklaruar këtë", tha ai.

Më pas avokati shpjegoi se si, çdo njeri në botë, jashtë profesionit të tij është mediokër, përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Megjithatë, Ngjela u shpreh se Rama lë specialistët dhe shkencëtarët të flasin, përfshirë këtu edhe doktorin mjaft të njohur, të kthyer në ikonë, Piperon.

"Çdo njeri jashtë profesionit të tij është mediokër. Ai është mediokër, por nuk është jashtë shkencës. Ka një institut që merret me këtë. Del Pipero dhe të tjerët. Nuk e ka kryeministri përgjegjësinë. Kryeministri ka nxjerrë masat...Kjo moj zonjë, është një epidemi. Rregullat nuk i ka nxjerrë Shqipëria", tha avokati.

/TPZ.al/