AKTUALITET, 11 Prill 2020, 17:51

Zvicra ‘vatra e nxehtë’ e Europës Qendrore, 831 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Zvicra ‘vatra e nxehtë’ e Europës Qendrore, 831 viktima

Koronavirusi vazhdon të shkaktojë vdekje të reja. 831 viktima të reja janë shënuar në Zvicër nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Tashmë vendi alpin është dhe pika e nxehtë e Europës Qendrore, ndërsa vendi fqinj i saj, Austria, mendon të dalë nga karantina dhe të lehtësojë masat.

Numri i viktimave në Zvicër dje ishte 805 kurse sot u rrit me 26 më shumë. Po ashtu edhe numri i të infektuarve është rritur nga 24,308 dje në 24,900 sot.