TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti rus, Vladimir Putin, uroi sot një shërim të shpejtë për kryeministrin britanik, Boris Johnson, i cili është prekur nga koronavirusi dhe i është nënshtruar kujdesit intensiv.
“Jam i sigurt se, energjia juaj, optimizmi dhe sensi i humorit do t’iu ndihmojnë ta mundni sëmundjen”, deklaroi Putin në një telegram drejtuar drejtuesit britanik, cituar në një komunikatë të Kremlinit.
“Dëshiroj t’u shpreh mbështetjen time të sinqertë në këtë moment të vështirë për ju”, shtoi ai.
Shëndeti i Boris Johnson, i sëmurë me COVID-19 që prej dhjetë ditësh, është përkeqësuar dhe iu nënshtrua dje kujdesit intensiv në Londër.