SPORT, 18 Korrik 2022, 12:20

Aventura e Dibalës te Roma nis me një vendim të rëndësishëm, argjentinasi duhet të zgjedhë mes dy numrave “me peshë”

Aventura e Dibalës te Roma nis me një vendim të

Paulo Dibala i dha fund aludimeve lidhur me të ardhmen e tij, me yllin argjentinas që ka zgjedhur Romën si skuadrën e tij të ardhshme.

Aventura te kryeqytetasit do të nis menjëherë me një vendim të rëndësishëm siç është ai për numrin që argjentinasi do të mbajë mbi supe te verdhekuqtë.
Dy mundësitë për Dibalën janë numri 10 që mbahej nga ish-kapiteni legjendar Françesko Toti, dhe numri 7 që mbahet nga kapiteni aktual i verdhekuqve, Lorenco Pelegrini që sipas “Corriere dello Sport” ja ka ofruar numrin e tij Dibalës, i cili duhet të bëjë zgjedhjen e tij së shpejti.