TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Florent Hasani duket se në Europë do të ketë ndesh jet e fundit me Tiranën. Në një intervistë për “Panorama Sport”, golashënuesi i Superiores flet për herë të parë pas ngjarjeve në Rrogozhinë.
Pranon se Tirana dhe lojtarët nuk e meritonin atë dënim, teksa tha se ka shumë besim për Europën. Në fund dy fjalë për merkaton që ndoshta e largon nga bardheblutë.
Hasani është në qendër të merkatos. Sulmuesi i bardhebluve është shënjestruar nga shumë skuadra. Halili ka vendosur ta shesë me një shifër jo më pak se 500 mijë euro.
Sulmuesi kryesor i Tiranës, i cili këtë kampionat ka shënuar 19 herë mes Superiores, Superkupës dhe Kupës së Shqipërisë, në fund të sezonit mund të largohet nga bardheblutë. Veç ekipeve nga Lindja e Mesme janë disa skuadra që kanë dëshirë të marrin shërbimet e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës. Mësohet se për futbollistin interesohen skuadra nga Turqia, Kroacia, veç atyre nga Azerbajxhani.
Florent, Tirana prej shumë ditësh është duke u stërvitur për ndeshjet e Europës. Si po shkojnë përgatitjet?
Fillojmë një kapitull të ri, pas një sezoni të gjatë në Superiore. Lamë pas pushimet dhe tani kemi nisur stërvitjen dhe fazën përgatitore. U stërvitëm në Tiranë dhe në Ohër. Tirana e mbylli sezonin pa trofe. Pas ndeshjes me Bylisin, ku më pas ju u dënuat, nuk keni folur.
Çfarë mendoni për sezonin e shkuar?
Sezoni i kaluar është harruar. Edhe pse nuk u shpallëm kampionë, të gjithë jemi krenarë me atë që dhamë në fushë. Me atë që bëmë në kampionat.
Të kthehesh pas sheh një titull të humbur dhe një dënim për një ndeshje si ajo me Bylisin. Çfarë keni për të thënë?
Na vjen shumë keq për atë që ndodhi. Në fillim për titullin dhe më pas për dënimin që kam marrë. Ajo që ndodhi, ndodhi. Tani ka ikur. Gjithçka është harruar. E përsëris. Jemi krenarë për atë që kemi bërë në fushën e lojës vitin e shkuar.
Bekajt iu ul dënimi. Besoni te një reduktim edhe për ju?
Shpresoj që këto dënime do të hiqen. Realisht ne mendoj se nuk i kemi merituar ato dënime, por ai është vendim i komisionit dhe e respektoj… Tirana po përgatitet për ndeshjen me Dinamon e Batumit.
Një kundërshtar i vështirë për Europën?
Unë mendoj se po stërvitemi mirë për ndeshjet e Europës. Për paraqitjen që do të bëjmë kam shumë besim se do të arrijmë që të kemi sukses. Sigurisht gjithçka varet nga ne dhe çfarë do të japim në fushën e lojës.
Vjet ishit golashënuesi më i mirë i Superiores me 16 gola. Sivjet më shumë?
Ishallah do Zoti që nëse qëndroj te Tirana dhe shënoj edhe më shumë se 16 gola. Në fillim unë them që të mendojmë për ndeshjet e Europës dhe më pas për kampionatin. Tirana nuk ka diskutim që lufton për trofe, por me këtë skuadër të ndërtuar, sezonin e ardhshëm duhet ta fitojë titullin… Tirana si gjithmonë do të jetë atje në krye, duke luftuar për titullin kampion. Personalisht do të jap maksimumin si vitin e shkuar.
Folët për gola dhe trofe, gjithsesi jeni emri më i lakuar për t’u larguar nga Tirana. Do të qëndroni apo jo?
Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Do të jetë një diskutim i gjatë mes meje, presidentit dhe menaxherit. Ndoshta oferta më e mirë si për mua dhe klubin mund të bëhet konkrete. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Jo për ndonjë gjë, por tani që flasim tani jam i fokusuar te faza përgatitore.