TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi ka siguruar një afrim të rëndësishëm. Zikaltërit kanë zyrtarizuar prurjen më të re. Bëhet fjalë për anësorin Juan Cuadrado, i cili vjen në Milano si lojtar i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Juventusin.
Futbollisti nga Kolumbia ka nënshkruar për një sezon. Cuadrado ka qenë protagonist absolut me bardhezinjtë në vitet e fundit, teksa numëron mbi 100 paraqitje në Serie A me “Zonjën e Vjetër”.
Trajneri i Interit, Inzaghi ka kërkuar transferimin e tij për shkak të eksperiencës që lojtari në fjalë ka. Nënkampionët e Europës tashmë do të fokusohen në blerjen e një sulmuesi, pasi reparti i avancuar nuk është plotësuar ende.