TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesit e Torinos po kërkojnë një qendërmbrojtës pas shitjes së Alessandro Buongiornos te Napoli. Një ndër emrat që pëlqehet shumë nga klubi i Serie A dhe Albian Hajdari, 21-vjeçari pjesë e Luganos në Zvicër. Lojtari dardan ka qenë më parë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit, ndërkohë që luan me Zvicrën U21.
Përveç qendrës së mbrojtjes, Hajdari mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të repartit të prapavijës. Presidenti Cairo pritet të përpilojë një ofertë zyrtare për kartonin e mbrojtësit potent, i cili do e priste me kënaqësi rikthimin në qytetin piemontez.
3-4 mln euro vlerësohet kartoni i Hajdarit, futbollist që pëlqehet shumë edhe nga spanjollët e Gironas dhe gjermanët e Augsburgut.