TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Supersfida mes Spanjës dhe Anglisë sot në Berlin do t’i vendosë kapakun një muaji me futboll të jashtëzakonshëm e plot emocione në Euro 2024. Finalja e madhe e Berlinit do të përcaktojë se cila nga këto dy skuadra do të jetë ajo që do të çojë lart trofeun dhe do të konfirmohet si më e forta në kontinent.
Spanja shihet nga shumëkush si favorite, pasi ka fituar 6 nga 6 ndeshjet e luajtura dhe mbërrin në këtë finale me euforinë e një skuadre që e ka bërë këtë duke luajtur mirë dhe argëtuar. Për trajnerin De La Fuente, sot ishte më e lehtë të bënte formacionin titullar, pasi u kthyen nga pezullimi Karvahal dhe Le Normand, me të dy që do të luajnë nga minuta e parë.
Ndërkohë, te Anglia bie në sy aktivizimi i Luk Shou nga minuta e parë në vend të Tripier. Ky i fundit kishte luajtur titullar të 6 ndeshjet e mëparshme te “tre luanët’, por Sauthgejt ka vendosur t’i besojë lojtarit i cili ka vuajtur disa dëmtime radhazi e për këtë arsye ka qenë jashtë rreshtimit duke luajtur vetëm dy takime si zëvendësues.
SPANJA: Unai Simon, Karvahal, Le Norman, Laport, Kukureja, Rodrigo, Fabian Ruiz, Dani Olmo, Jamal, Uilliams, Morata.
Trajner: Luis De La Fuente
ANGLIA: Pikford, Uoker, Stouns, Guehi, Shou, Maino, Rajs, Saka, Foden, Bellingam, Kejn.
Trajner: Garet Sauthgejt