SPORT, 15 Korrik 2024, 15:56

ZYRTARE/ Xherdan Shaqiri e mbyll me Zvicrën, sulmuesi me origjinë shqiptare i jep lamtumirën kombëtares

ZYRTARE/ Xherdan Shaqiri e mbyll me Zvicrën, sulmuesi me origjinë

Xherdan Shaqiri do të mbahet mend gjithmonë për golat e tij spektakolar sa herë që ka luajtur me fanellën e Zvicrës. Sulmuesi me origjinë shqiptare është një ikonë e futbollit zvicerian, që tifozët e futbollit nuk do ta harrojnë lehtë.

E megjithatë, edhe kësaj aventure i erdhi fundi. Shaqiri ka njoftuar publikisht që nuk do të luaj më për kombëtaren zviceriane.

Sulmuesi e ka bërë publik lajmin, me anë të një postimi në profiling e tij zyrtarë të “Instagramit”, ku i falenderon të gjithë për gjithë këto vite.