SPORT, 15 Korrik 2024, 17:06

Vendosi të largohej nga përfaqësuesja, Federata e Futbollit të Zvicrës falënderon Shaqirin: Ke pushtuar zemrat tona

Vendosi të largohej nga përfaqësuesja, Federata e Futbollit

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Federata e Futbollit të Zvicrës ka falënderuar për kontributin e madh Xherdan Shaqirin, i cili vendosi të largohet nga përfaqësuesja.

“Dëshirojmë t’u falënderojmë shumë për paraqitjet e shumta të paharrueshme, për golat dhe asistimet e mrekullueshme në përfaqësuese dhe ju dëshirojmë të gjitha të mirat dhe shumë suksese në të ardhmen.

Ju me lojën dhe golat tuaj keni prekur dhe pushtuar zemrat tonë dhe të tifozëve”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.