TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në “Olympiastadion” të Berlinit po luhet finalja e Kampionatit Europian mes Spanjës dhe Anglisë.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-0.
Të dyja skuadrat që kanë sulmuar jo në pak raste portën e njëra-tjetrës, ku për “Iberikët” e Luis de la Fuente, Dani Olmo, Fabian Ruiz, Lamine Yamal e Nico Williams, kanë shkaktuar jo pak rrezik në portën e Pickford, mirëpo mbrojtja angleze është treguar mjaft e kujdesshme deri më tani.
Në krahun tjetër, djemtë e Southgate kanë përfituar jo në pak raste nga shpejtësia e rrufeshme e Kyle Walker, për të rrezikuar portën e “iberikëve”, por ashtu si kundërshtarët anglezë edhe prapavija spanjolle është treguar vigjilente për të “fikur” rastet e kundërshtarëve.
Rastet:
45- Mbyllet fraksioni me një rast ideal për Foden.
43- Top perfekt për Moratën, e vëmendshmja mbrojtja e “3 luanëve”.
38- Tjetër aksion i çuar dëm te Spanja, provojnë, rrezikojnë, sulmojnë por nuk gjejnë portën.
35- Olmo koordinohet nga distanca, sfera devijohet.
19- Krosimi i Carvajal, për askënd nuk është, në duar ka topin Pickford. Qarkullon Spanja, fiton faull Cucurrela.
12- Lëvizje e bukur e Le Normand, topi shkon jashtë. “Drithërima” te brikanikët.
10- Dominim i Spanjës, ekipi i de la Fuente i afrohet portës.