SPORT, 5 Gusht 2024, 18:04

ZYRTARE/ E bujshme nga Partizani, Orges Shehi nuk është më trajneri i “demave” të kuq

ZYRTARE/ E bujshme nga Partizani, Orges Shehi nuk është më

Orges Shehi nuk është më trajneri i Partizanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq, i cili ka komunikuar se ka mbyllur marrëveshjen me ish-gardianin e njohur, i cili u shpall kampion i Shqipërisë me Tiranën në sezonin 2021/22.

Një vendim surprizë ky nga ana e drejtuesve të kuq, të cilët “luftuan” deri në moment të fundit për ta pasur trajnerin durrsak, kur ai mbylli bashkëpunimin me Tiranën.

Me anë të komunikimit zyrtar nga ana e klubit, është konfirmuar se palët kanë pasur një takim, nga i cili vendosën që të ndërpresin bashkëpunimin, dy javë përpara startit të kampionatit.

Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit të tij Teknik.

Shehi largohet kështu nga Partizani pas 27 ndeshjeve në krye të stolit të kuq, ku numëron 13 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje.