SPORT, 28 Nëntor 2021, 17:29

VIDEO/ Lajm i keq për PSG-në, Nejmar del nga fusha mes lotëve

VIDEO/ Lajm i keq për PSG-në, Nejmar del nga fusha mes lotëve

PSG fitoi 1-3 në transfertë megjithatë nuk ka shumë vend për të gëzuar. Nejmar pësoi një dëmtim të rëndë në këtë ndeshje.

Sulmuesi la fushën e lojës mes lotëve për shkak të dhimbjeve. Priten ekzaminime të reja në ditët në vijim, por gjendja duket e rëndë për 30 vjeçarin. PSG  fitoi në transfertë ndaj St Etienit me rezultatin 1-3. Protagonist në këtë ndeshje ishte mbrojtësi Markinjos që sdhënoi dy herë.

Me këtë fitore parizienët shkojnë në kuotën e 40 pikëve në vendin e parë., duke thelluar ndjeshëm diferencën me ndjekësit.