TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të bëhen protagonistë në arenën Europiane, ku kësaj radhë dy prej tyre kanë bashkëpunuar për të realizuar një gol mjaft të bukur.
Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin dhe Enis Bardhin, dyshen shqiptare që aktivizohen te Levante në La Liga.
Ka qenë një krosim perfekt i Bardhit nga goditja e këndit që është shndërruar në gol nga Mustafi me një goditje mjaft të bukur me kokë.
Ky ishte goli i avantazhit për Levanten në sfidën ndaj Betisit. Skuadra ku bëjnë pjesë dy shqiptarët nuk po kalon një moment të mirë në La Liga duke u renditur në vendin e fundit, por kjo nuk i pengon shqiptarët të bëjnë performanca të mira.