SPORT, 31 Tetor 2023, 19:54

Rrebeshi në Shkodër ndërpret ndeshjen, pezullohet pjesa e dytë mes kombëtares së femrave shqiptare dhe Irlandës

Rrebeshi në Shkodër ndërpret ndeshjen, pezullohet pjesa e

Reshjet e dendura të shiut, detyrojnë drejtuesit e UEFA-s që të pezullojnë përkohësisht ndeshjen e Ligës së Kombeve në futbollin e femrave, mes Shqipërisë dhe Irlandës.

Me përfundimin e pjesës së parë, për delegatët e UEFA ka qënë e pamundur të luhet futboll në stuhinë e shiut që ka përfshirë Shkodrën. Ata kanë vendosur shtyrjen e pjesës së dytë me rreth 1 orë.

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll femrave, luan sot ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, grupi B1 duke pritur kombëtaren e Irlandës.