SPORT, 31 Tetor 2023, 23:20

Triumf me 2 gola në Kupën e Kroacisë, ish-sulmuesi i Shpresave gjen rrugën e rrjetës

Triumf me 2 gola në Kupën e Kroacisë, ish-sulmuesi i Shpresave

Ish-sulmuesi i Shpresave, Emir Sahiti është shndërruar në një titullar absolut te skuadra e Hajdukut të Splitit në elitën e futbollit kroat. Shqiptari i Kosovës, ka arritur të shënojë 2 gola deri tani në kampionat, ndërkohë që ditën e sotme gjeti rrugën e rrjetës edhe në Kupën e Kroacisë, duke shënuar golin e dytë në triumfin 0-2 ndaj Jadran. 

24-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 90+2-të të sfidës, ku me një gjuajtje me të brendshmen, e dërgoi topin në cepin e portës. Vlen të theksohet fakti se në këtë duel të Kupës, Sahiti u hodh në fushë në minutën e 59-të.