TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

U luajtën prej orës 16:00, dy duelet e vlefshme për Premier Ligën angleze. Bërnli i Armando Brojës, duket se ka marrë tatëpjetën, teksa u mposht me rezultatin 2 me 0 nga Brajton, në duelin e vlefshëm për javën e 20-të.
Kjo ishte disfata e 14-të në kampionat, për skuadrën e sulmuesit shqiptar, i cili qëndroi 63 minuta në fushën e blertë, pa mundur të rrezikonte portën kundërshtare.
Skuadra e Brojës renditet në vendin e parafundit me 12 pikë. Ndërkohë në këtë javë nuk munguan surprizat, teksa Uolves, arriti ta bënte “sefte” duke marrë fitoren e parë, pasi mposhti me rezultatin 3 me 0 Uest Hemin e vendit të 18-të, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve.
63′ Momenti i zëvendësimit të Armando Brojës. (VIDEO)
47′ Goli i shënuar nga Ajari. (VIDEO)
30′ Goli i shënuar nga Ruter. (VIDEO)
3′ Broja shfaqet menjëherë i rrezikshëm, i rrëmben topin kundërshtarit dhe fiton një goditje dënimi në mesfushë. (VIDEO)