SPORT, 2 Janar 2026, 14:35

Nuk është rastësi që Muçi nuk do të kthehet! Zbulohet kërkesa absurde e Beshiktashit për stërvitje në 4 të mëngjesit

Nuk është rastësi që Muçi nuk do të kthehet!

Ernest Muçi e ka pasur shumë të vështirë të përshtatet në klubin e Beshiktashit dhe me largimin nga skuadra e qyteti të Stambollit, është kthyer përsëri të shkëlqejë në kampionat, siç e ka treguar me golat dhe asistet në radhët e Trabzonsporit.

Dhe sigurisht dëshira e sulmuesit shqiptar për t’u kthyer do të zbehet edhe më shumë pasi ka mësuar bëmat e fundit të klubit që zotëron kartonin e tij.

Në mediat turke është bërë publike përplasja e hapur e Beshiktashit me portugezin Rafa Silva. Ky i fundit, ndonëse ishte kthyer në yllin e skuadrës në edicionin e kaluar me 18 gola e 12 asiste, tashmë e sheh veten jashtë projektit që ka klubi me trajnerin Sergen Jalçin.