TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armando Broja rreshtohet mes titullarëve në ndeshjen e parë të vitit 2026 për ekipin e Bërnlit. Sulmuesi shqiptar duket se ka fituar plotësisht besimin e trajnerit Skot Parker dhe falë paraqitjeve që ka dhuruar, po merr një vend mes titullarëve ndeshje pas ndeshje.
Edhe në sfidën e sotme në transfertë ndaj Brajton, Broja rreshtohet në fushë nga minuta e parë, në tentativën për të ndihmuar klubin e tij të marrë pikë të rëndësishme për mbijetesën, pasi ekipi është në pozita aspak të këndshme në klasifikim ku mban vendin e parafundit,
Kjo është ndeshja e 14 në këtë edicion për futbollistin shqiptar me fanellën e Bërnlit, por duhet theksuar se ka nisur si titullar 4 nga 5 ndeshjet e kaluara në kampionat.
Ndërkohë, në radhët e ekipet vendas aktivizohet nga minuta e parë një tjetër sulmues shqiptar, Brajan Gruda.