TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lojtari Viktor Fernandez mbylli bashkëpunimin me Tiranën, teksa nuk ka humbur kohë, për të nisur një aventurë të re, duke u prezantuar te skuadra greke e Niki Volos.
Ky ekip militon në Super Ligën 2 dhe ka si objektiv ngjitjen në elitën e futbollit helen.
Në 15 ndeshje, skuadra e Niki Volos, ka siguruar 32 pikë, duke u renditur në vendin e tretë me diferencën 5 pikë nga kryesuesit e Iraklis 1908.
Me fanellën e Tiranës, anësori spanjoll regjistroi 15 paraqitje, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Ka qenë faqja zyrtare e klubit grek që ka prezantuar futbollistin 27-vjeçar. /Panorama Sport/