SPORT, 1 Janar 2026, 21:32

“Divorci” i Mareskës me Çelsin, në skenë del Mançester Siti

“Divorci” i Mareskës me Çelsin, në skenë del

Enzo Mareska ka përfunduar kontratën me Çelsin më herët se që pritej. Sipas mediave britanike, trajneri italian është duke u bërë gati të emërohet trajner i Mançester Sitit.

Italiani pritet të jetë pasardhësi i Pep Guardiola nga sezoni i ardhshëm, një mundësi e madhe për karrierën e tij.

Çelsi vendosi të përshpejtojë ndarjen, duke shmangur një situatë ku trajneri mund të mendonte më shumë për të ardhmen se sa për skuadrën. Kjo lëvizje hap një cikël të ri te Çelsi dhe vendos italianin në qendër të elitës së futbollit evropian./Panorama Sport