TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klubi i Çelsit është në kërkim të një trajneri të ri pasi shkarkoi nga detyra gjatë ditës së sotme italianin Enco Mareska. Sipas “The Sun”, janë 7 emra në listën që po shqyrtohet nga blutë.
Si për çudi, favorit për të marrë drejtimin është një emër i panjohur, Liam Rosenjor, i cili kulmin e karrierës së tij si trajner deri tani e ka aktualisht te Strasburg në Francë. Kalimi i tij nga francezët te anglezët do të ishte mjaft i lehtë për t’u realizuar, pasi pronarët e Çelsit zotërojnë edhe klubin në fjalë.
Çesk Fabregas është një tjetër emër që tërheq, por mbetet të shihet se sa i gatshëm është ai të marrë drejtimin e londinezëve, ashtu si edhe Çavi Hernandez, i papunë që nga largimi nga Barcelona në vitin 2024.
Nga emrat që janë aktualisht pjesë e futbollit anglez, të parët në listë janë Oliver Glasner i Kristal Palas, Marko Silva i Fullhem dhe Andoni Iraola i Bornmuth, por për të cilët duhet negociuar me klubet përkatëse.
Ndërkohë, figurojnë edhe dy ikona të këtij klubi. I pari është Xhon Terri, i cili do të merrte drejtimin përkohësisht, deri në fund të sezonit, për të vendosur më pas nëse kjo do të ishte një punë afatgjatë. Kurse emri tjetër do të ishte shumë i bujshëm, pasi bëhet fjalë për Zhoze Murinjon dhe kthimin e tij për një tjetër eksperiencë në drejtimin e klubit ku ai mori nofkën “Special One”.