Sulmuesi i Spanjës, Ferran Torres, me shaka ka pranuar se Lamine Yamal duhet të ndalohet të luajë futboll për shkak të moshës së tij.
Ish-asi i Manchester Cityt u pyet për ligjin në Gjermani që ndalon të rinjtë të punojnë pas orës 10-të.
Andaj, Ferran me shaka i ka thënë The Guardian: “Ai duhet të ndalohet. Çfarë po bën ky fëmijë në moshën 16-vjeçare!”.
Sigurisht që do t’ua lehtësonte jetën mbrojtësve të Anglisë një ndalesë e tillë.
Por, që tani është një rast i veçantë dhe Yamal do të shpresojë të dhurojë më të mirën.
Finalja në Berlin mes Anglisë dhe Spanjës fillon në ora 21:00.