SPORT, 29 Gusht 2022, 20:37

Uzuni e nis “zjarr”, shënon dy gola për dhjetë minuta në Spanjë

Uzuni e nis “zjarr”, shënon dy gola për dhjetë minuta

Myrto Uzuni protagonist absolut me Granadën në La Liga 2, pasi ka shënuar dy gola në pak minuta.

Beratasi që në minutën e parë e dërgoi topin në rrjetë dhe goli iu konfirmua me VAR, pas dyshimeve për një pozicion jashtë loje.

Uzuni fitoi edhe një penallti dhjetë minuta më pas dhe e ktheu vetë në gol, duke e çuar ndeshjen në 2-0.