TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

PSV Eindhoven dhe Borusia Dortmund e kanë mbyllur në barazimin 1-1 ndeshjen e parë mes tyre në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve.
Në një sfidë shumë të luftuar mes dy skuadrave, kanë qenë holandezët vendas ata që kanë kërkuar më shumë golin, duke rrezikuar portën e miqve. Por ishte holandezi Malen ai i cili shënoi ndaj ish-skuadrës së tij në pjesën e parë, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.
Në të dytën, një penallti e shkaktuar nga Humels solli barazimin nga pika e bardhë te Luk De Jong dhe me këto shifra u mbyll e gjithë ndeshja, duke lënë të hapur kualifikimin për duelin e kthimit.
PSV-Dortmund 1-1
56′ (p) De Jong / 24′ Malen