TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kolapsi kardiak i Rafael Duamenës në fushën e blertë, që solli më pas vdekjen tragjike të futbollistit 28-vjeçar, ka tronditur mbarë opinionin sportiv.
Në lidhje me këtë ngjarje të rënë, ka reaguar edhe klubi i Interit, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, i ka shkrehur ngushëllimet familjarëve të futbollistëve dhe klubit të Egnatias, në këtë moment zie. Kujtojmë që Duamena, i shënoi klubit zikaltër, në miqësore të zhvilluar në verën e këtij viti, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
“FC Internazionale Milano shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Rafael Duamena, jemi pranë familjes dhe klubit Egnatia në këtë moment zie”m shkruan Interi në njoftimin zyrtar.